×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme

    Murati kërkon reflektim nga partitë tjera: Mbi 20 seanca që opozita s’voton

    Reporteri
    17 Qershor 2025 | 10:16

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka akuzuar opozitën për mosrespektim të obligimeve kushtetuese në Kuvend, pasi siç tha ai kanë bojkotuar votimet në mbi 20 seanca konstituive, shkruan Reporteri.net.

    “Janë mbi 20 seanca që opozita nuk voton, duke mos ushtruar vullnetin e tyre të lirë as për apo kundër,” tha Murati, duke shtuar se kjo sjellje është në kundërshtim me detyrimet kushtetuese të deputetëve.

    Ai theksoi se sipas Gjykatës Kushtetuese, deputetët janë të detyruar të votojnë në seancën konstituive.

    “Presim që opozita të reflektojë, obligimin kushtetues që është votimi, siç e dini Gjykata Kushtetuese deputetët në seancën konstituive janë të obliguar të votojnë,” deklaroi Murati.

    Deputeti i VV-së nënvizoi se vota kundër apo abstenimi janë zgjedhje e lirë e deputetëve, por mosvotimi është shkelje e Kushtetutës.

    “Vullneti i tyre i lirë është që të votojnë kundër apo abstenim. Kemi tashmë mbi 20 seanca që deputetët e opozitës nuk votojnë dhe nuk ushtrojnë obligimin e tyre kushtetues,” përfundoi ai.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!