×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Vandalizohet statuja e Mbretit Zog në Tiranë: Spiun i serbit!

    Reporteri
    02 Tetor 2019 | 13:57

    Statuja e Mbretit Ahmet Zogu në Tiranë është vandalizuar mëngjesin e sotëm nga persona ende të paidentifikuar.


    Në bazën e statujës janë vendosur shkrime me bojë kundër figurës së Ahmet Zogut.

    “Poshtë tradhtari”; “Spiun i serbit”, ndërsa kërkohet që të vendosen statujat e Ismail Qemalit, Isa Boletinit dhe të Bajram Currit.

    Statuja e Ahmet Zogut u vendos nga autoritetet shqiptare në vitin 2012 në bulevardin me të njëjtin emër në Tiranë. a2cnn

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!