Kryetari i Listës Serbe, Zllatan Elek, është ftuar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) për t’u intervistuar në lidhje me ngjarjet në veri të vendit gjatë vitit 2022, konkretisht protestat dhe vendosjen e barrikadave.
Lista Serbe ka konfirmuar se Elekon do t’i përgjigjet ftesës së Prokurorisë Speciale për intervistim, siç raporton Kossev.
Elek do të merret në pyetje nesër në orën 13:30.
Marrja në pyetje e Elek ka të bëjë me protestat dhe barrikadat e vendosura në veri në vitin 2022. /Reporteri.net/