Një shtetas i huaj është arrestuar në Prizren pasi ka kanosur zyrtarët policorë, menjëherë pas shqiptimit të një gjobe për kundërvajtje në trafik.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, incidenti ndodhi të martën në mëngjes. I dyshuari – mashkull – ka reaguar me kërcënime ndaj policëve pasi atyre iu desh t’i shqiptonin një tiketë për shkelje në komunikacion.
Policia ka ndërhyrë menjëherë dhe e ka arrestuar të dyshuarin. Me vendim të prokurorit kompetent, ai është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është në procedurë hetimore. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.