Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur në takim Komandantin e KFOR’it, Enrico Banduanin, me të cilin ka folur rreth situatës së sigurisë.
Në njoftimin e Ministrisë thuhet se ata kanë folur edhe për pjesëmarrjen e FSK’së në kuadër të ushtrimit ndërinstitucional ndërmjet FSK’së, KFOR’it hde Policisë “Golden Sabre 25”, që thuhet se ka ndikuar në thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes dhe KFOR-it.
“Me këtë rast Ministri Maqedonci shprehi dhe gatishmërinë për vazhdimin e koordinimit të ndërsjellë për çështjet me interes të përbashkët në kuadër të zhvillimeve aktuale dhe ndikimit të tyre në mjedisin e sigurisë”, thuhet në njoftim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.