×
  • Lajme
  • Lajme / Çështja e fabrikës së mbetjeve shtazore

    Bislimi përfundon intervistimin në Prokurorinë Speciale, s’flet para mediave

    Reporteri
    18 Qershor 2025 | 11:43

    Pas rreth dy orësh, zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, ka përfunduar dëshminë e tij në Prokurorinë Speciale për rastin e dhënies me qira të fabrikës për përpunimin e nënprodukteve shtazore nga Ministria e Bujqësisë.

    Ai nuk ka folur para gazetarëve.

    Prokuroria ende nuk ka njoftuar se në çfarë cilësie u intervistua Bislimi.

    Para disa ditësh, Prokuroria Speciale urdhëroi bastisje në katër lokacione të ndryshme në Prishtinë e Ferizaj lidhur me dyshimet për keqpërdorim të kontratës për dhënien me qira të këtij impianti.

    Për këtë rast, për disa orë më 27 maj ishte intervistuar edhe ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, dhe kryeshefi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Bekim Hoxha – që të dy në cilësinë e të dyshuarit. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!