×
  • Lajme
  • Lajme / Video

    Një person sulmohet me mjet të fortë në oborrin e Gjykatës në Suharekë, njolla gjaku shihen para objektit

    Reporteri
    18 Qershor 2025 | 12:54

    Një person e ka sulmuar një person tjetër me mjet të fortë sot në oborrin e Gjykatës në Suharekë. Të dy palët ishin të përfshira në një seancë gjyqësore kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës.

    Zëdhënësi i Policisë  së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi tha për gazetën online Reporteri.net se rasti ka ndodhur në orët e paradites.

    Policia është duke e hetuar rastin.

    “Sot, më datë 18.06.2025, në orët e paradites, ndërsa ishit duke pritur në oborrin e Gjykatës në Suharekë, një person ka sulmuar një person tjetër me një mjet të fortë. Të dy palët ishin të përfshira në një seancë gjyqësore. Policia është në vendngjarje dhe është duke hetuar rastin”, tha Bytyqi.

    Suhareka Online ka publikuar pamjet:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!