Tre shqiptarë të evakuuar nga Izraeli kanë arritur në Tiranë.
Kjo është bërë e ditur nga Igli Hasani, ministër për Evropë dhe Punë të Jashtme i Shqipërisë.
Ai në një njoftim në Facebook shkruan se shtetasi i katërt shqiptar do të arrijë sonte në Shqipëri, kurse një tjetër në Greqi, pasi është rezident atje.
“MEPJ përmes ambasadave të saj, ka ndjekur me vëmendje çdo hap të evakuimit të pesë shtetasve shqiptarë nga Izraeli. Ata mbërritën shëndoshë e mirë në Athinë, në orët e para të mëngjesit. 3 prej tyre kanë vazhduar rrugën dhe gjenden tashmë në Tiranë. Njëri kthehet sonte në mbrëmje në Shqipëri, ndërsa personi i pestë është rezident në Greqi dhe do të qëndrojë në vendin fqinj”, njoftoi Hasani.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.