×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetura godet këmbësoren te “Bill Clintoni”, Policia jep detaje

    Reporteri
    18 Qershor 2025 | 14:20

    Një veturë ka goditur një këmbësore në rrugën “Bill Clinton”, në Prishtinë.

    Rastin për Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

    “Sot rreth orës 11:20 në rrugën ‘Bill Klinton” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku ku është përfshirë një automjet dhe një këmbësore. Si pasojë e aksidentit është lënduar këmbësorja e cila menjëherë është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut të kryeqytetit”, ka deklaruar Ahmeti./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!