×
  • Lajme
  • Lajme / Detaje

    Suharekë: Përplasje fizike para fillimit të seancës – ndërhyn sigurimi, një i lënduar

    Reporteri
    18 Qershor 2025 | 15:54

    Një incident fizik ka ndodhur sot në orët e paradites në ambientet e Gjykatës Themelore – Dega në Suharekë, pak para fillimit të një seance gjyqësore.

    Sipas njoftimit zyrtar, rasti lidhet me një çështje penale për veprën “lëndim i lehtë trupor”, në të cilën i akuzuar është B.B., ndërsa i dëmtuar H.K. Ngjarja që po trajtohej në gjykatë kishte ndodhur më 28 dhjetor 2024, ndërsa seanca e parë ishte caktuar për sot në ora 11:00.

    Incidenti ka ndodhur në hyrje të oborrit të Gjykatës, përpara se palët të kalonin kontrollin e sigurisë. Pala e dëmtuar, H.K., ka nxjerrë një mjet të fortë nga çanta dhe ka sulmuar të akuzuarin B.B.

    Komunikata:

    Sot me date 18.06.2025, në ora 11:00, në Gjykatën Themelore – Dega në Suharekë, ka ndodhur një incident në mes të palëve që kanë qenë të ftuar për shqyrtim gjyqësor.

    Pranë Gjykatës Themelore – Dega në Suharekë, me 28.02.2025, është pranuar lënda në Departamentin Penal, ndaj një (1) të akuzuarit. B.B., për shkak të veprës penale lëndim I lehtë trupor, ku i dëmtuar është pala H.K., (ngjarje e cila kishte ndodhur me datë 28.12.2024).

    Gjyqtari i procedurës, ka caktuar shqyrtimin fillestar, për datën e sotme 18 qershor, nga ora 11:00.

    Në hyrjen e oborrit të Gjykatës, kur palët po hynin (pa kaluar kontrollin e sigurimit dhe kontrollit fizik), pala H.K., ka nxjerrë një mjet të forte nga çanta e tij, dhe sulmon personin B.B.,.

    Në ato moment ka reaguar edhe sigurimi fizik i Gjykatës, (të cilët ndodheshin brenda objektit të Gjykatës), dhe kanë ndaluar konfliktin dhe menjëherë është lajmëruar Policia e Kosovës, e cila ka vazhduar me procedurën hetimore, dhe palës që ka pësuar lëndimet i është dhënë ndihma mjekësore, derisa kanë arritur ekipet e emergjencës.

    Gjyqtari mbikëqyrës i Gjykatës Themelore – Dega në Suharekë, ka ofruar bashkëpunimin e plotë për Policinë e Kosovës me qëllim të zbardhjes së ngjarjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!