Të enjten në Kosovë pritet të mbajë mot mjaft i nxehtë dhe me zagushi. Priten diell dhe vranësira lokale, ndërsa orëve të pasdites priten disa zhvillime konvektive kryesisht viseve kodrinore-malore me rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë.
Temperaturat maksimale nga 29 deri në 33 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi të Enjten pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë. Orëve të pasdites priten zhvillime të izoluara kryesisht në viset kodrinore-malore me ndonjë rrebesh lokal shiu me vetëtima dhe bubullimë.
Të Premtën pasdite prapë destabilizim i atmosferës me zhvillime të rrebesheve lokale të shiut me vetëtima dhe bubullimë. Rebeshe të fuqishme priten në lindje të Shqipërisë. perëndim e veriperëndim të Maqedonisë Veriut dhe veri të Malit të Zi. Në Kosovë më pak por kjo mund të ndryshojë me ardhjen e një fronti të ftohtë ajror.
Fundjava vjen me stabilizim pothuajse të plotë të motit, por me temperatura jo të larta./MeteoBallkan
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.