Ngjarjet e datës 19 qershor:
Vendoset gur-themeli i pishinës gjysmë-olimpike në Podujevë (në afërsi të Urgjencës së re). Marrin pjesë kryeministri në detyrë Albin Kurti, kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ministri në detyrë për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku. (Ora 09:00)
Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës shënon Ditën Ndërkombëtare për eliminimin e dhunës seksuale në konflikt. (“Mensa Ramiz Sadiku”, Prishtinë, ora 09:30-11:00)
Vazhdimi tridhjetekatër i seancës konstituive. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)
Institiuti PIRDEV organizon konferencën e parë të nivelit të lartë për bashkëpunim rajonal, me përfaqësues të lartë politikë të Kosovës, Maqedonisë së Veriut e Shqipërisë dhe ekspertë të ndryshëm. (Marriott Courtyard, Prishtinë, ora 10:00)
Mbahet punëtoria “Shkollat pa vape – siguria në shkolla). (Prishtinë, ora 10:00)
Kryeministri në detyrë Albin Kurti, merr pjesë në homazhin përkujtimor me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë Luftës, ngjarje e organizuar nga Agjencia për Barazi Gjinore. (Parku “Heroinat”, Prishtinë, ora 11:00)
Do të inaugurohet projekti për ndërtimin e fundërruesit për sistemin e filtrimit të ujit të pijes në Klinë. Prezent në këtë aktivitet do të jetë kryeministri në detyrë Albin Kurti, ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli. (Ora 14:30)
Mbahet bisedë me shkrimtaren e mirënjohur, Adania Shibli mbi romanin “Minor Detail” [Një detaj dytësor]. (Biblioteka Kombëtare, Prishtinë, ora 19:00)
Shfaqet premiera e filmit “Pikë uji” – përzgjedhja zyrtare e Shqipërisë për Oscar 2025. (Cineplexx, Prishtinë, ora 19:00)