Dy nga viktimat e masakrës në Xibër të Klosit do të varrosen në Tiranë. Trupat e pajetë janë tërhequr nga motra e viktimës së 19 vjeçarit Flogert Dakuçi, e cila jeton në kryeqytet.
Ky vendim u mor nga familjarët e të vrarëve për të shmangur konfliktin mes kushërinjve të parë.
Kurse ceremonia mortore për autorin e vrasjes së dyfishtë, i cili më pas vrau veten brenda në shtëpi është organizuar në Xibër.
Masakra ndodhi pas një sherri për gardhin në oborr. Palët kishin kohë që kundërshtonin njëri tjetrin, me pretendimin se bllokohej rrugica.
Megjithë ndërhyrjen e të afërmëve të tjerë sherri nuk ishte shuar për të kulmuar mesditën e së martës.
Sali Dakuçi vëllai më i madh, 55 vjeç qëlloi me armë zjarri ndaj vëllait më të vogël Kujtim Dakuçit dhe nipit të tij Flogert Dakuçi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.