×
  • Lajme
  • Lajme / VIDEO

    Trump: Duhej të më jepnin çmimin Nobel për dialogun Kosovë-Serbi

    Reporteri
    20 Qershor 2025 | 23:40

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka rikthyer sërish në vëmendje ndërhyrjen e tij në dialogun Kosovë–Serbi, duke deklaruar se falë angazhimit të tij u “parandalua një luftë e mundshme” mes dy vendeve gjatë mandatit të tij të parë.

    Në një deklaratë për “Fox News”, Trump ka theksuar se për përpjekjet e tij në këtë dhe në çështje të tjera ndërkombëtare, ai do të duhej të shpërblehej me Çmimin Nobel.

    “Duhet të më jepnin Çmimin Nobel për Ruandën, a e keni parë rastin e Kongos? Mund të thoni rasti Serbi-Kosovë. Mund të thoni shumë prej tyre. Më i madhi rast që e kam zgjidhur është Indi- Pakistan. Duhet ta kisha marrë katër ose pesë herë çmimin”, u shpreh Trump, pasi u pyet nëse do ta meritonte këtë çmim për zgjidhjen eventuale të krizës mes Izraelit dhe Iranit.

    Ditë më parë, përmes një postimi në platformën e tij “Truth Social”, Trump ka lënë të kuptohet se synon të rikthehet në skenën ndërkombëtare dhe të rifillojë angazhimin në procesin e dialogut Kosovë–Serbi. Ai ka akuzuar presidentin aktual, Joe Biden, për prishjen e asaj që ai e cilëson si progres i arritur më parë.

    “Gjatë mandatit tim të parë, Serbia dhe Kosova po përballeshin me tensione të larta, dhe ky konflikt i gjatë ishte gati të shpërthente në luftë. Unë e ndalova atë. Biden ka dëmtuar perspektivat afatgjata me disa vendime shumë budallaqe – por do ta rregulloj përsëri!”, shkroi Trump.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!