×
  • Lajme
  • -->
    Lajme / Konventa zgjedhore e PDK-së

    Krasniqi kritikon Vetëvendosjen: Kosova nuk mund të ecë përpara me ata që e kthyen mbrapa

    Reporteri
    21 Qershor 2025 | 12:49

    Kryetari i Partisë Demokatike të Kosovës, Memli Krasniqi në fjalimin e mbajtur sot në Konventën zgjedhore të partisë ka kritikuar ashpër Lëvizjen Vetëvendosje duke thënë se po e mban vendin peng, e cila ndonëse ka dalë e para në zgjedhje, ka humbur legjitimitetin për të qeverisur.

    Krasniqi, ritheksoi se PDK nuk e voton asnjë kandidat për Kryetar të Kuvendit që ka qenë pjesë e qeverisjes së kaluar.

    “Kemi qëndruar me dinjitet e konstruktivitet në këtë periudhë, duke e vendosur interesin qytetar dhe shtetëror mbi të gjitha. Kemi qenë të vendosur që të ndryshojmë kahjen e gabuar në të cilën e ka futur vendin Qeveria në ikje, përmes krijimit të Qeverisë së re me partitë e opozitës së kaluar, me Bedri Hamzën Kryeministër”.

    “Por, po aq me vendosmëri, e themi edhe sot: nuk do të votojmë asnjë kandidat për Kryetar të Kuvendit që ka qenë pjesë e qeverisjes së kaluar, sepse besojmë që Kosova nuk mund të ecë përpara me ata që e kthyen mbrapa. Ne nuk jemi këtu për të ndihmuar riciklimin e kapitullit më të dështuar politik të shtetit tonë. Ne jemi këtu për të shkruar një kapitull të ri”, tha ai.

    Krasniqi tha se me udhëheqjen e VV-së ka pasur vetëm regres.

    “Prandaj, PDK vazhdon t’i thotë jo, çdo ide për bashkëqeverisje me partinë që e ka sjell Kosovën në këtë gjendje”, tha Krasniqi. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!