Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në Konventën zgjedhore të partisë sot e bëri të qartë edhe një herë se janë kundër bashkëqeverisjes me Lëvizjen Vetëvendosje të Albin Kurtit, shkruan Reporteri.net.

Ai tha se udhëheqjen e Vetëvendosjes në vendin tonë ka pasur vetëm regres.

Tutje ai tha se VV po e mban peng vendin qe katër muaj vendin, ndërsa bëri të qartë se nuk do ta votojnë asnjë kandidat të VV-së për kryekuvendar që ka qenë pjesë e qeverisë së kaluar.

Reklamë

“ E themi edhe sot, nuk do të votojmë asnjë kandidat për kryetar Kuvendi që ka qenë pjesë e Qeverisë së kaluar, sepse besojmë se Kosova nuk mundet me ec përpara me ata që e kthyen prapa vendin”, tha Krasniqi.

“Këto katër vite nuk kanë qenë qeverisje, kanë qenë kapje e shtetit, dhe kapja e shtetir prodhon stagnim dhe regres, izolim dhe denigrim, jetë më të rëndë për qytetarët. Të vetmit që jetuan mirë gjatë kësaj periudhe ishin eksponentët e pushtetit dhe familjarët e tyre, përfituan nga tenderët, subvencionet dhe aferat e panumërta korruptive, prandaj Parita Demokratike e Kosovës vazhdon t’i thotë jo çdo ideje për bashkëqeverisje me partinë që e ka sjellë Kosovën në këtë gjendje, sepse kush e solli Kosovën në gjendje më të rëndë që nga paslufta duhet të shkojë në opozitë, atje ku ndoshta qëndron edhe suksesi në thonjëza i vetëm i tyre politik”, tha Krasniqi. /Reporteri.net/.