×
  • Lajme
  • Lajme / Siguri

    Gjeneral Bashkim Jashari takohet me komandantin amerikan, theksohet performanca e dalluar e ushtarëve të FSK-së në SHBA

    Reporteri
    21 Qershor 2025 | 15:29

    Komandanti i FKS-së, Bashkim Jashari me përmbylljen e vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka takuar komandantin e Qendrës së Trajnimit të Përbashkët për Gatishmëri (JRTC) Jason A. Curl në Ft Johnson të Louisiana, si dhe ka takuar pjesëtarët e rotacionit të trajnimit 25-08 për gatishmëri dhe dislokim.

    Sipas një njoftimit nga ana e FSK-së, Curl e njoftoi Jasharin për performancën e dalluar të pjesëtarëve të FSK-së krahas trupave partnere amerikane, si dhe vlerësimet e larta nga stafi i kësaj qendre për trajnimit përgatitor për dislokim të këtij rotacioni.

    Njoftimi i plotë:

    Me përmbylljen e vizitës në ShBA, Gjeneral Jashari ka takuar Komandantin e Qendrës së Trajnimit të Përbashkët për Gatishmëri (JRTC) në Ft Johnson të Louisiana, si dhe ka takuar pjesëtarët e rotacionit të trajnimit 25-08 për gatishmëri dhe dislokim.

    Fillimisht Komandanti i kësaj qendre Gjeneral Brigade Curl e njoftoi Gjeneral Jasharin për performancën e dalluar të pjesëtarëve të FSK-së krahas trupave partnere amerikane, si dhe vlerësimet e larta nga stafi i kësaj qendre për trajnimit përgatitor për dislokim të këtij rotacioni.
    Ndërsa në anën tjetër Gjeneral Jashari e falenderoi Gjeneral Brigade Curl për mbështetjen e ofruar për trajnimin e trupave tonë dhe vlerësoi lartë nivelin e trajnimit që ofron kjo qendër.
    Gjithashtu Gjeneral Jashari vizitoi edhe poligonet dhe hapësirat e ndryshme të trajnimeve, ku u njoh nga afër me mundësitë dhe kapacitetet që ofron kjo qendër në trajnimin dhe përgatitjen e trupave për gatishmëri dhe dislokim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!