×
  • Lajme
  • Lajme / Energjetikë

    Rizvanolli mohon importin e energjisë nga Serbia: S’ka tregti me ta që nga viti 2020

    Reporteri
    21 Qershor 2025 | 20:53

    Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka reaguar ndaj raportimeve se Kosova po importon energji elektrike nga Serbia, duke i quajtur këto lajme të pavërteta dhe të bazuara në keqinterpretim të të dhënave.

    “STOP DEZINFORMIMIT! Ajo që po quhet ‘import’ i energjisë nga Serbia, duke u mbështetur në rrjedhat fizike të energjisë, ose është dezinformatë e qëllimshme, ose thjesht mungesë dijeje – por në asnjë mënyrë nuk është e vërtetë”, deklaroi Rizvanolli.

    Ajo kujtoi se që nga viti 2020, kur Kosova u bë operatore e pavarur energjetike, Serbia ka bllokuar tregtimin përmes linjave ndërkufitare Kosovë-Serbi.

    Sipas saj, kjo është një nga arsyet kryesore që shpesh shkakton ngarkesa të tepërta në linjat me Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!