×
  • Lajme
  • Lajme

    Peci flet për një “rekord të ri në bujqësi’’, thotë se erdhi edhe për shkak të luftimit të krimit dhe korrupsionit

    Reporteri
    21 Qershor 2025 | 21:50

    Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, përmes një videoadresimi nga Istogu, ka folur për vazhdimin e një ‘‘rekordi të ri në bujqësi’’, duke thënë se për herë të parë Kosova, ka siguruar ‘‘bukën e motmotit’’ vitin e kaluar.

    Peci ka shtuar se, këtë vit, siç ka thënë ai, ka një rekord të ri, ku 40% është rritja e sipërfaqeve me grurë krahasuar me vitin 2024.

    ‘‘E gjithë kjo falë përkrahjes institucionale, angazhimit të qeverisë, luftimit të krimit dhe korrupsionit, instalimit të meritokracisë dhe punës e vullnetit të madh të fermerëve tanë’’, ka shkruar ai mes tjerash.

    Postimi i plotë:

    I lumtur që po vazhdojmë me rekord të ri në bujqësi!

    Vitin e kaluar kemi shënuar një nga arritjet më të mëdha në historinë e bujqësisë, duke siguruar bukën e motmotit.

    Këtë vit kemi rekord të ri:

    40% është rritja e sipërfaqeve me grurë krahasuar me vitin 2024, apo mbi 21,500 hektarë më shumë.

    Nga 53 mijë hektarë të mbjella në vitin 2024, këtë vit kemi arritur në plot 75 mijë hektarë.

    E gjithë kjo falë përkrahjes institucionale, angazhimit të qeverisë, luftimit të krimit dhe korrupsionit, instalimit të meritokracisë dhe punës e vullnetit të madh të fermerëve tanë.

    👏Zoti i bekoftë bujqit tanë!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!