Një 29-vjeçar nga Berati ka rënë në prangat e Policisë së Sarandës, pas një serie vjedhjesh të çantave dhe sendeve me vlerë nga automjetet e turistëve në zonat më të frekuentuara të qytetit bregdetar.
Operacioni policor i koduar “The last bag” çoi në arrestimin e tij në flagrancë të shtetasit K. S., 29 vjeç, banues në Berat.
Ky shtetas u kap në flagrancë më datë 19.06.2025, në lagjen nr. 1, Sarandë, pasi kishte vjedhur një shumë parash nga një automjet.
Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, më datë 18.06.2025, në të njëjtën lagje, ka vjedhur një shumë prej 114 000 lekësh nga një automjet tjetër. 29-vjeçari kryesisht synonte çantat e lëna në automjetet e turistëve, duke marrë prej tyre vetëm vlerat monetare dhe sendet me vlerë.
Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi, i cili dyshohet si autor edhe i disa vjedhjeve të tjera të ndodhura në qytetin e Sarandës.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.