Nga Currilat e Durrësit e deri përtej Golemit të Kavajës, vija bregdetare është kthyer në një destinacion të preferuar për vendasit dhe turistët e huaj.
Pushues nga Kosova dhe vende të ndryshme të Europës janë parë masivisht në brigjet shqiptare. Të tërhequr jo vetëm nga deti dhe rëra, por edhe nga çmimet e lira, ata e kanë zgjedhur Shqipërinë si vendin ideal për të kaluar pushimet.
Edhe operatorët turistikë janë optimistë për këtë sezon, të cilin e konsiderojnë të suksesshëm që në nisje. Ata presin që piku i fluksit të arrijë gjatë muajve korrik dhe gusht, kur priten më shumë vizitorë nga Ballkani dhe Europa Qendrore.
Të dhënat e deritanishme tregojnë se turizmi vijon të jetë një nga sektorët më të gjallëruar të ekonomisë, me Shqipërinë që çdo vit po tërheq më shumë turistë falë bukurive natyrore dhe mikpritjes tradicionale./KlanNews/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.