×
  • Lajme
  • Lajme / E FUNDIT

    Tragjedi në Ferizaj, 3 vjeçari goditet për vdekje nga vetura në oborrin e shtëpisë

    Reporteri
    23 Qershor 2025 | 9:09

    Një fëmijë rreth katërvjeçar ka vdekur tragjikisht në Ferizaj.

    Zëdhënësi i Policisëpër rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka thënë për Reporteri.net se fëmija është goditur nga një veturë në fshatin Dardani në oborrin e shtëpisë, derisa ngasësi i makinës ka lidhje familjare me viktimën.

    “Me datën 22.06.2025 rreth orës 18:45, nga stacioni policor në Viti jemi njoftuar se në ambulancën e fshatit Pozheran është dërguar një fëmijë rreth moshës 4-vjeç, i cili është konstatuar pa shenja jete nga mjeku kujdestar. Dyshohet se fëmija është goditur nga një veturë në fshatin Dardani, në oborrin e shtëpisë, ndërsa ngasësi – ka lidhje familjare me viktimën”, ka thënë Veseli.

    I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore për të ekzaminuar vendin.

    Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe ngasësi i veturës është ndaluar në mbajtje për 48 orë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!