Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka folur për rastin e djeshëm ku në pronat e politikanit Aleksandar Arsenijeviq në Zveçan, Policia e Kosovës gjeti arsenal armësh, shkruan Reporteri.net.
Për këtë, para seancës konstituive, Sveçla tha se janë tri prona të tij dhe familjes që janë bastisur dje.
Aty ai tha se janë gjetur edhe pajisje për prodhimin e kriptovalutave, e poashtu edhe një antiplub, që sipas tij tregon se ka qenë i kyçur në krim.
“Tri prona të tij dhe familjes janë bastis dje. Ndër të tjera janë gjetur ehde pajisje për mining, dhe kryptovaluta që është shkelje doganore. Një lekek antiplub dhe disa gjëra tjera, gjë që tregon që ai ka qenë i kyçur në krim që një kohë të gjatë”, tha Sveçla.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.