×
  • Lajme
  • Lajme

    Pejë: Ndalonte veturat në rrugë pa autorizim, policia arreston të dyshuarin, i gjen armatim

    Reporteri
    23 Qershor 2025 | 15:35

    Të dielën e 22 qershor, rreth orës 09:30 policia në Pejë ka marrë informatën se një person po i ndalon automjetet pa autorizim. Me të shkuar në vendngjarje i dyshuari është arrestuar, shkruan Reporteri.net.

    Për të njëjtin policia njofton se ishte agresiv.

    Policia në koordinim me Prokurorin e Shtetit ka bastisur vendin ku ka qëndruar i dyshuari dhe kanë gjetur një armë AK-47, dy kartikatorë si dhe 55 fishek. I njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.

    Komunikata e policisë:

    Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, Stacioni Policor Istog, me datën 22.06.2025, rreth orёs 09:30, ёshtё njoftuar se njё person i dyshuar po i ndalon automjetet pa autorizim.

    Njёsitet relevante tё Stacionit Policor nё Istog kanё shkuar nё atё lokacion dhe kanё arrestuar tё dyshuarin, i cili ishte agresiv.

    Lidhur me këtë rast kanë dalë mjekët kompetentë pёr ta kontrolluar tё dyshuarin. Nё koordinim me prokurorin e Shtetit, nё vendin ku i dyshuari kishte qёndruar, gjatё bastisjes, janё gjetur dhe janë sekuestruar:

    – njё (1) armё AK-47
    – dy (2) karikatorë tё sё njëjtёs armё
    – pesёdhjetё e pesё (55) fishekё 7.62 mm

    Me vendim tё prokurorit tё Shtetit personi i dyshuar ndalohet pёr 48 orё.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!