×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Itali, 20-vjeçari shqiptar plagoset rëndë me armë nga i zoti i shtëpisë gjatë grabitjes

    Reporteri
    23 Qershor 2025 | 16:36

    Në mes të natës, mbrëmjen e djeshme, më 22 qershor, një bandë hajdutështë dyshuar si shqiptarë, hyri me forcë në një shtëpi të vendosur në lagjen “Foria Centola” në Cilento, në provincën e Salernos në Itali.

    Të paktën tre ishin anëtarët e grupit, të cilët pak më parë kishin grabitur një vilë aty pranë. Këtë herë, megjithatë, e gjithë familja ishte në shtëpinë tjetër në katin e sipërm: një burrë 60-vjeçar me gruan dhe dy fëmijët e tij, raportojnë mediat italiane.

    Pronari i shtëpisë dëgjoi zhurmat që vinin nga kati i poshtëm. Ai mori pushkën e gjuetisë që kishte në shtëpi, të mbajtur ligjërisht dhe shkoi të kontrollonte se çfarë po ndodhte.

    Burri u gjend ballë për ballë me hajdutët. Ata thuhet se qëlluan të paktën një herë me armë zjarri tip pistoletë. Por 60-vjeçari u përgjigj duke plagosur një nga banditët midis gjoksit dhe shpatullës.

    Anëtarët e tjerë të grupit ikën, duke e lënë të riun të plagosur në tokë. Në atë moment, pronari i shtëpisë njoftoi policinë, e cila mbërriti në vendngjarje pas pak minutash.

    I plagosuri, një 20-vjeçar me origjinë shqiptare, u dërgua në spitalin në Vallo della Lucania, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale urgjente.

    Gjendja e tij u përkeqësua gjatë natës dhe ai u dërgua me helikopter në spitalin e Napolit mëngjesin e kësaj të hëne.

    Policia, që nga mbrëmja e të dielës filloi menjëherë hetimet, ndërsa 60-vjeçari – i ndihmuar nga avokati Antonello Natale – u mor në pyetje për të rindërtuar dinamikën e saktë të fakteve.

    Ai iu nënshtrua edhe një ekzaminimi përfundimtar. Për momentin, është nën hetim, por nuk është arrestuar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!