×
  • Lajme
  • Lajme / Dokument

    Ministria e Mjedisit me tender 20 mijë euro për studim mbi vlerat natyrore të Moknës dhe Ujmanit

    Reporteri
    23 Qershor 2025 | 17:19

    Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor, që udhëhiqet nga Ministri në detyrë, Liburn Aliu, ka shpallur tender në vlerë prej 20 mijë euro për realizim të studimit për vlerat natyrore në Malin Mokna dhe Liqenin e Ujmanit, shkruan Reporteri.net.

    Sipas njoftimit për kontratë të publikuar në platformën e-Prokurimi, kohëzgjatja e kësaj kontrate është për dy muaj.

    “Qëllimi i shpalljes së Malit Mokna dhe Liqenit të Ujmanit “Zonë e Mbrojtur” është të sigurohet ruajtja e biodiversitetit të zonës dhe të menaxhohen në mënyrë të qëndrueshme resurset natyrore. Kjo përfshin mbrojtjen e florës, faunës, habitatet, zhvillimi e turizmit, promovimin e ekosistemeve natyrore të pasura dhe të dobishme për Republikën e Kosovës dhe zhvillimin social ekonomik për mirëqenien e popullsisë lokale”, thuhet në njoftim.

    Në kuadër të kësaj kontrate parashihet vlerësimi i biodiversitetit, hartimi i një raporti të detajuar mbi biodiversitetin e zonës, duke përfshirë florën, faunën dhe habitatet natyrore, sipas akteve ligjore dhe direktivave të Bashkimit Evropian, identifikimi i llojeve të rrezikuara dhe endemike që kërkojnë mbrojtje dhe janë të kërcënuara nga faktorë të ndryshëm, përcaktimi i kufirit të zonës, zonat e treta dhe zonat potencionale për rezervate strikte, mbrojtjen dhe promovimin e gjeotrashërgimisë si dhe vlerësimi social ekonomik i resurseve natyrore dhe potenciale turstike të zonës.

    Tek kriteret theksohet se kompanitë e interesuara për këtë tender duhet të kenë qarkullim banker gjatë tri viteve të fundit deri tek njoftimi për kontratë minimum 40 mijë euro.

    Kompania poashtu duhet të ketë ekspert për faunë, ekspert për insektet ujore dhe diversitetin e peshqve dhe shpendëve, ekspert për diversitetin e gjitarëve, merimangave, artropodëve dhe zvarrintëve, ekspert për diversitetin e dipterëve, insekteve dhe amfibëve dhe ekspert për diversitetin e fluturave, grupeve të tjera të insekteve dhe molusqeve.

    Kriter tjetër është që kompania të jetë eksprt për florë në kuadër të kompanisë apo të angazhuar për këtë projekt, ekspert për turizëm dhe vlerësim social, ekspert për gjeotrashëgimi dhe eksport për GIS.

    Afati i fundit për pranim të ofertave është 14 korriku 2025, ora 13:30, kur edhe do të bëhet hapja e tenderëve.

    Te gjithe OE te interesuar duhet te ofertojne permes E-prokurimit./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!