×
  • Lajme
  • Lajme / Detajet e Policisë

    Aksident me fatalitet në Lipjan, vdes motoçiklisti

    Reporteri
    24 Qershor 2025 | 21:48

    Një aksident me fatalitet ka ndodhur sonte në Lipjan mes një veture dhe motoçiklete, ku si pasojë ka vdekur ngasësi i motoçikletës.

    Rastin për Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

    “Sot rreth orës 18:00 në fshatin Sllovi të Lipjanit, ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë një  automjet dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit në vendin e ngjarjes ka humbur jetën ngasësi i motoçikletës. Vdekjen e viktimës mashkull, E.B, e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka deklaruar Ahmeti./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!