×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shqipëria po shndërrohet në një alternativë të re për pushime, ndërsa Evropa proteston kundër mbiturizmit

    Reporteri
    25 Qershor 2025 | 8:17

    Ndërkohë që qytete ikonike si Venecia, Barcelona dhe Athina përballen me protesta të banorëve të lodhur nga pasojat e mbiturizmit – rritja e qirave, ndotja dhe mbipopullimi – vëmendja e shumë turistëve po zhvendoset drejt vendeve më pak të eksploruara.

    Shqipëria po del në skenë si një destinacion i ri, irrekomanduar nga blogerë dhe platforma ndërkombëtare, për bukuritë natyrore, çmimet e arsyeshme dhe përvojën më autentike që ofron.

    Interesi për Shqipërinë është rritur ndjeshëm vitet e fundit, me shumë vizitorë që zgjedhin bregdetin shqiptar si alternativë ndaj vendeve të tejmbushura.

    Në të njëjtën kohë, strukturat akomoduese dhe shërbimet turistike po pësojnë përmirësime, duke i dhënë Shqipërisë avantazhin e një destinacioni “të ri” në sytë e vizitorëve të huaj, pa sfidat që po përjetojnë qytetet klasike të turizmit europian./MONITOR

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!