Ka dështuar sërish seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, për herë të 37-të me radhë. Seanca zgjati vetëm 1 minutë e 55 sekonda. Edhe kësaj radhe Komisioni për Votimin e fshehtë nuk kaloi, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Nga deputetët e pranishëm në sallë, vetëm 52 prej tyre votuan për.
Kundër dhe abstenim s’kishte.
PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe as sot, s’kanë propozuar fare anëtarë për Komisionin për votim të fshehtë.
Seanca e radhës do të jetë pas 48 orësh, të premten në ora 11:00.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.