×
  • Lajme
  • Lajme / Njoftimi

    “Pastrimi” rifillon punën, ndërrimi i tretë largoi mbeturinat nga zonat më të ngarkuara

    Reporteri
    25 Qershor 2025 | 10:41

    Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi” ka njoftuar se ka rifilluar punën në terren për largimin e mbeturinave në të gjitha zonat që mbulon me shërbime, shkruan Reporteri.net.

    Në njoftim thuhet se puna ka rinisur të martën në mbrëmje me ndërrimin e tretë, duke u përqendruar fillimisht në zonat më të ndjeshme dhe më të ngarkuara me mbeturina.

    “Ekipet tona janë të angazhuara me kapacitete të plota për të rikthyer pastërtinë dhe higjienën në hapësirat publike sa më shpejt që të jetë e mundur. “Pastrimi” mbetet e përkushtuar ndaj misionit të saj për të ofruar shërbime të rregullta dhe cilësore, duke u udhëhequr nga përgjegjësia publike dhe respekti ndaj qytetarëve”, thuhet në njoftim.

    Në fund, “Pastrimi” ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve në ruajtjen e pastërtisë së përbashkët./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!