×
  • Lajme
  • Lajme / Foto

    Policia aksion në rajonin e Prishtinës, arrestohen pesë persona

    Reporteri
    25 Qershor 2025 | 10:55

    Policia e Kosovës ka zhvilluar sot një aksion në rajonin e Prishtinës, saktësisht Podujevë dhe Prishtinë, ku ka arrestuar pesë të dyshuar dhe ka sekuestruar lëndë që dyshohet të jenë narkotike, shkruan Reporteri.net.

    Sipas Policisë, aksioni është zhvilluar pas një hetimi disa mujorë, ku dy të dyshuar për përfshirje ne veprimtari të kundërligjshme të shitblerjes së substancave narkotike, janë arrestuar në flagrancë.

    Gjatë bastisjes janë sekuestruar sasi të substancave narkotike, telefona mobil, para te gatshme, vetura dhe dëshmi tjera relevante për rastin: 810.5 gr substance e dyshuar e llojit heroinë, 137 gr substance e dyshuar e llojit kokainë, 9 gr substance e dyshuar e llojit marihuanë, një peshore, dy vetura, dy telefona mobil,para te gatshme 895 euro dhe 50 frang zvicerane

    Dy të dyshuarit, me vendim të prokurorit ndalohen për 48 orë.

    “Po ashtu, pas një pune operative, njësitë relevante policore kanë realizuar edhe një operacion ku kanë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët dyshohet se janë të përfshirë në shit-blerje të substancave narkotike. Gjatë aksionit janë gjetur dhe sekuestruar: – 12.1 gramë substancë që dyshohet të jetë narkotike e llojit marihuanë, – një peshore për matjen e substancave narkotike, – katër telefona mobil, – para të gatshme 190 euro”, thuhet në njoftim.

    Me vendim të prokurorit pas intervistimit dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari i tretë është liruar në procedurë të rregullt.

    <iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FKosovoPolice%2Fposts%2Fpfbid02G1fJzRin7PSCssEB3trwqLXfbvsPwNYcDqNFGLLuCymfXysy7e8tu7tq7pA81fkjl&show_text=true&width=500″ width=”500″ height=”729″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowfullscreen=”true” allow=”autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share”></iframe>

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!