×
  • Lajme
  • Lajme / Reagimi

    Abdixhiku i përgjigjet Kurtit: Po flet gjëra pa fije inteligjence

    Reporteri
    25 Qershor 2025 | 12:27

    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiu ka thënë se Albin Kurti po flet pa fije inteligjence, referuar deklaratës së djeshme të kryeministrit në detyrë, i cili tha se “opozita po ia zgjatë mandatin”.

    “Mos i dëgjoni të gjithë njerëzit që flasin pa fije inteligjence. Si po ja zgjasim mandatin zotit Kurti? Është jolegjitim, pa mandate, e ka uzurpuar detyrën e kryeministrit  dhe të deputetit në të njëjtën kohë”, tha sot Abdixhiku.

    Kurti dje tha se “opozita po i zgjatë mandatin”.

    “Ju të gjithë e dini se unë kam hyrë në çerekun e dytë të vitit të pestë të mandatit të plotë. Çdo opozitë demokratike përpiqet t’ia shkurtojë mandatin qeverisë, përveç opozitës kosovare, e cila – siç jeni dëshmitarë që po ia zgjat mandatin qeverisë aktuale”, tha Kurti gjatë një deklarimi për media, shkruan gazeta online Reporteri.net. /Reporteri.net/

    Kurti thotë se partitë e tjera po ia zgjasin mandatin

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!