×
  • Lajme
  • Lajme / Shkresa

    Sektori privat i kërkojnë Qeverisë subvencionim të energjisë elektrike dhe pezullim të vendimit për tregun e lirë

    Reporteri
    25 Qershor 2025 | 13:15

    Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), së bashku me përfaqësues të tjerë të sektorit privat, i është drejtuar me një shkresë zyrtare Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në lidhje me zhvillimet e fundit globale që parashikojnë rritje të çmimit të energjisë elektrike.

    Në këtë shkresë, OEK kërkon që Qeveria e Kosovës të ndërmarrë masa konkrete për të mbështetur sektorin privat, duke ndjekur shembullin e qeverive evropiane të cilat kanë ofruar subvencione dhe mbështetje direkte për bizneset e tyre në përballje me krizën energjetike.

    Përmes kërkesës drejtuar Kryeministrit, OEK propozon që Qeveria të subvencionojë sektorin privat dhe të kërkojë nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) anulimin e vendimit për daljen në tregun e lirë të energjisë. Sipas OEK, qëllimi i kësaj kërkese është mbrojtja e prodhimit vendor, bizneseve, qytetarëve dhe ekonomisë së vendit.

    Në bashkëngjitje me shkresën, OEK ka përfshirë edhe një material informativ mbi masat e marra nga qeveritë evropiane për të mbështetur sektorin privat në kohë të krizave energjetike./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!