Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim ka njoftuar se i moshuari, me inicialet N.T është gjetur i gjallë pas dy ditësh kërkim.
“Operacioni i kërkim-shpëtimit në fshatin Gorozhup, Komuna e Prizrenit, ka përfunduar me sukses. Personi i raportuar si i zhdukur, me inicialet N.T, është gjetur i gjallë dhe në gjendje stabile shëndetësore.”, kanë njoftuar nga kjo shoqatë.
Sipas njoftimit operacioni është realizuar me bashkëpunim të ngushtë ndërinstitucional, ku krahas ekipit të SHKKSH-së, kanë qenë të pranishëm edhe Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave (AME) dhe Policia e Kosovës, “të cilët kanë dhënë një kontribut të çmuar në realizimin me sukses të këtij misioni”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.