Enver Hoxhaj e ka pohuar të kandidojë për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e ardhshme.
“Kurdo që mbahen zgjedhjet unë do ta shqyrtoj me seriozitet kandidaturën time, por kurdo që mbahen zgjedhjet…zgjedhjet reale të PDK-së në çdo nivel”, ka thënë Hoxhaj në Klan Kosova.
“Nëse më pyet se cila do të ishte platforma ime për një kryeministër të PDK-së që do ta udhëhiqte vendin, unë e shoh mbrojtjen si prioritet të parë, e shoh sigurinë energjetike si prioritet të dytë, dhe shoh politikën e jashtme si prioritet të tretë”.
Ai foli gjerë e gjatë rreth situatës në vend, dhe si e sheh rrugëdaljen nga kriza aktuale politike dhe ajo, siç e konsideron ai, shtetërore.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.