Dita e enjtë po parashihet të jetë më e nxehta e këtij viti deri më tani. Temperaturat maksimale pritet të arrinë vlera prej 36C e 38C, lokalisht të mundshme të shkojnë deri në 39C. Fillimisht do të mbretëroj mot kryesisht me diell. Pasdite me zhvillime të vransirave, më vonë përreth viseve malore mund të ketë ndonjë rrebesh shiu dhe bubullimë.
Minimalet në mëngjes zbresin në 18C e 20C. Frynë erë e lehtë veriore 2-5m/s. Përgjatë rajonit temperaturat maksimale mund të shkojnë deri në 40C nga Shqipëria, derisa në Maqedoninë veriore deri në 42C.
Të premten, gjasat janë më të larta për zhvillime të rrebesheve dhe bubullima, më të përhapura në vend. Temperaturat pësojnë një rënie të lehtë në 33C e 34C. Në fundjavë, temperaturat vazhdojnë me trend të rënies në 28C e 30C.
Ditën e shtunë me vransira kalimtare, e të dielen kryesisht me diell. Nuk parashihen kushte për të reshura. Edhe minimalet pësojnë një rënie në 12C e 14C. Frynë erë veriore, mesatare e mesatarisht e fuqishme, 5-14m/s, njofton Mendimk për Motin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.