Deputeti i VV-së, Hekuran Murati ka thënë se deri tani veç VV-ja është deklaruar për përcaktimin e postit të nënkryetarit të Kuvendit që vie nga komuniteti serb, e që s’duhet të zgjidhet dikush nga Lista Serbe, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Në këtë nismë ai ka thënë që i kemi ftuar të na bashkohen edhe partitë tjera, PDK, LDK dhe AAK.
“Deri më tani vetëm Lëvizja Vetëvendosje është deklaruar për përcaktimin që për postin e nënkryetarit të Kuvendit, që sipas Kushtetutës duhet të vijë nga komuniteti serb, të zgjedhet dikush që nuk vjen nga Lista Serbe.
Gjithashtu, ne i kemi ftuar edhe partitë tjera PDK/LDK/AAK që të na bashkohen në këtë nismë, pra për nënkryetar të Kuvendit nga komuniteti serb ta zgjedhim dikë që nuk vjen nga Lista Serbe”, ka shkruar Murati, por që siç thotë ai s’kanë marrë përgjigje për këtë.
Sipas tij, kjo tregon qartë se cilat parti ende presin dhe shpresojnë në bashkëpunim me Listën Serbei.
“Por deri më tani nuk kemi pranuar ndonjë përgjigje pozitive nga PDK/LDK/AAK për këtë çështje. Besoj që qëndrimi për temën e nënkryetarit e tregon më së miri se cilat parti ende presin dhe shpresojnë për bashkëpunim me Listën Serbe, e ato janë PDK/LDK/AAK”, shkruan Murati në Facebook.
/Reporteri.net/