×
  • Lajme
  • Lajme / Reagimi

    Vazhdon përplasja, Murati-Bajramit: Qysh po shihet s’ka kush që e çkapë LDK-në prej PDK-së dhe Listës Serbe

    Reporteri
    26 Qershor 2025 | 14:47

    Një deklaratë e deputetit të VV-së, Hekuran Murati i cili tha se PDK, LDK dhe AAK ende presin bashkëpunim me Listën Serbe, ndërsa veç VV-ja ka kundërshtuar nënkryetarin e Kuvendit nga kjo parti, ka bërë që Bajrami e LDK-së t’i reagojë duke thënë se “pesë herë në ditë na çoni fjalë për koalicion, sa herë që VV-së i vjen era korrupsion e luani patriotin”, shkruan Reporteri.net.

    Pas kësaj ka reaguar sërish Murati i VV-së, duke thënë se kushti i VV-së ka qenë që të jenë në koalicion me ta por pa PDK-në dhe Listën Serbe.

    Madje ai thotë se LDK-ja po instiston që të jenë në koalicion edhe me këto dy parti, e që s’po ka kush i çkapë prej tyre.

    “Hykmete, E vërtetë që ju kemi dërgu ftesë për koalicion, ama me kusht që vini pa PDK-në e pa Listën Serbe. Por ju po insistoni që ose në koalicion edhe me ta, ose nuk vini hiç. Qysh po shihet, s’ka kush që ju ç’kapë prej tyne.”, ka shkruar Murati në Facebook.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!