×
  • Lajme
  • Lajme / Reagimi

    Çitaku për Martin Berishajn: “Një ditë në Prokurori, një në Ambasadë – marrëzia s’paska kufi”

    Reporteri
    26 Qershor 2025 | 16:14

    Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku ka thënë se përshkak të shtrenjtimit enorm të rrymës, rreth 140 mijë punëtorëve po u rrezikohen vendet e punës, shkruan Reporteri.net.

    Ajo ka përmendur këtu Martin Berishajn, për të cilin deputetja e PDK-së thotë se ai vazhdon të jetë ambasador me fuqi të plotë, pavarësisht dëshmive pubike dhe aferave milionëshe për të.

    “Një ditë në Prokurori, një ditë në Ambasadë”, ka shkruar mes tjerash ajo.

    Postimi i plotë:

    Rreth 140.000 punëtorëve u rrezikohen vendet e punës. Biznese të tëra, sidomos ato prodhuese, janë në prag të mbylljes, për shkak të shtrenjtimit enorm të energjisë elektrike.

    Po e dini kush nuk e ka këtë hall?

    Martin Berishaj.

    Pavarësisht dëshmive publike dhe aferave milionëshe, ai vazhdon të jetë ambasador me fuqi të plotë. Sepse i shërben liderit suprem.

    Një ditë në Prokurori, një ditë në Ambasadë.

    Marrezia nuk paska kufi.
    Të gjitha reagimet:
    56

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!