×
  • Lajme
  • Lajme / Arsim

    Sot mbahet Testi i Arritshmërisë në Kosovë, MASHT paralajmëron masa kundër kopjimit

    Reporteri
    27 Qershor 2025 | 8:45

    Sot për nxënësit e klasës së 9-të do të mbahet Testi i Arritshmërisë i cili do të fillojë në ora 10:00.

    Nxënësit do të testohen në nëntë lëndë bazë: Gjuhë Shqipe, Gjuhë Angleze, Histori, Gjeografi, Matematikë, Informatikë, Fizikë, Kimi, Biologji.

    Ky test është një nga vlerësimet më të rëndësishme në përfundim të arsimit të obligueshëm dhe shërben si bazë për orientimin e mëtejmë arsimor të nxënësve në shkollat e mesme.

    Rreth 24 nxënës të klasës së nëntë në Kosovë do të japin testin e arritjeve këtë të premte. Zyrtarë të Ministrisë së Arsimit kanë thënë ditën e djeshme se mbi 1,500 administratorë janë të përfshirë dhe se do të merren masa në rastet kur zbulohet se nxënësit kopjojnë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!