×
  • Lajme
  • Lajme / Njoftimi

    Kurti mbledh Qeverinë në detyrë, s’bëhet i ditur rendi i ditës

    Reporteri
    27 Qershor 2025 | 8:56

    Qeveria në detyrë pritet të mblidhet sot.

    Në njoftim është bërë e ditur se mbledhja pritet të nisë në ora 12:00, ndërkohë që rendi i ditës nuk është bërë i ditur, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Mbledhja e Qeverisë pritet të mbahet një orë pas seancës së Kuvendit, ku për herë të 38-të pritet të tentohet konstituimi i legjislaturës së nëntë, të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

    Gati janë bërë pesë muaj që kur në Kosovë janë mbajtur zgjedhjet e rregullta parlamentare. Që nga ajo kohë, vendi nuk ka ende Kuvend të konstituuar, që më pas do t’i hapte rrugë formimit të Qeverisë së re.

    Gjykata Kushtetuese ka konstatuar të enjten që seanca konstituive e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës duhet të përfundojë më së voni për 30 ditë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!