×
  • Lajme
  • Lajme / Vendimi

    Qeveria ndan mbi 626 mijë euro për mbështetjen e arsimit dhe lobimit për shqiptarët në Luginë të Preshevës

    Reporteri
    27 Qershor 2025 | 13:02

    Qeveria në detyrë në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për të ndarë 626 mijë e 400 euro për mbështetjen e arsimit dhe lobimit institucional për shqiptarët në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

    Kurti tha se kjo do të përfshijë bursa për studentë, mbështetje për nxënësit dhe financim të aktiviteteve lobuese dhe avokuese në nivel ndërkombëtar, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    “Ne e dimë që ata janë sistematikisht të diskriminuar përmes politikave të dëmshme të Serbisë, për shkak të regjimit shtypës atje, përfshirë këtu edhe pasivizimin e adresave që ka për qëllim të qartë dëbimin e shqiptarëve nga vendi i tyre.

    Do të ndajmë 626 mijë e 400 euro për mbështetjen e arsimit dhe lobimit institucional për shqiptarët atje, duke përfshirë bursa për studentë, mbështetje për nxënësit dhe financim të aktiviteteve lobuese dhe avokuese në nivel ndërkombëtar”, tha Kurti. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!