×
  • Lajme
  • Lajme / Pamje

    Betohen 350 rekrutë të rinj të FSK-së

    Reporteri
    27 Qershor 2025 | 13:03

    Me një ceremoni ushtarake 350 rekrutëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) janë betuar të premten.

    Ata do të shërbejnë në radhët e FSK-së pas trajnimit nëntëjavor në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes.

    “Në praninë e udhëheqësve ushtarakë dhe civilë, përfaqësuesve të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe partnerëve ndërkombëtarë, rekrutët e rinj dhanë betimin solemn për shërbim ndaj vendit, duke shprehur gatishmërinë e tyre për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

    Në njoftim thuhet se ceremonia e betimit ka filluar me raportimin para komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, “si akt simbolik i nisjes së një faze të re në jetën ushtarake të të rinjve që kanë zgjedhur t’i shërbejnë atdheut me nder dhe përkushtim”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!