Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, gjatë një konference për media ka thënë se përmes aktgjykimit të Kushtetueses bëhet e qartë se partia e parë detyrohet që të mos e bllokojë kuvendin dhe e njëjta detyrohet të gjejë konsensus dhe kompromis.
‘‘E drejta është e partisë fituese, detyrimi është të mos me blloku kuvendin dhe detyrimi tjetër është me arrit konsensusin dhe kompromisin e nevojshëm’’, ka thënë ai.
Po ashtu, i njëjti ka deklaruar edhe se Kushtetuesja e ka thënë se s’mund të ketë votimi i fshehtë në zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.
‘‘Çështja e votimit të fshehtë ka qenë problematike. Janë tri paragrafë të aktgjykimit që e sqarojnë çështjen e votimit të fshehtë. Gjykata Kushtetuese ka thënë nuk mund të ketë votim të fshehtë në rastin e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit’’, ka thënë ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.