×
  • Lajme
  • Lajme / Ngërçi parlamentar

    S’ka konsensus, Krasniqi: Kurti nuk ndryshon, vazhdoi me mentalitetin imponues

    Reporteri
    28 Qershor 2025 | 18:57

    Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se në takimin me liderët politikë, Kurti kishte një interpretim të çuditshëm të aktgjykimit të Kushtetueses.

    Krasniqi tha se kërkuan që të mos vazhdohet me votimin e fshehtë në seancën e nesërme, por tha se nuk ka shpresë që kjo do të ndodhë, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    “Unë sot nuk do të bëjë interpretime të aktgjykimit të Kushtetueses.  Ishte shqetësuese që zoti Kurti kishte një interpretim të çuditshëm të aktgjykimit, sipas tij nuk kishte asnjë problem, as me propozimin arbitrar për komisionin për votimin e fshehtë, as me mënyrën si është mbajtë seanca. Duket se vazhdojnë me jetu në imagjinatën e tyre. E vërteta është se kaq shumë muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve jemi në bllokadë politike të imponuar nga Kurti dhe partia e tij. Ne i kërkuam që nesër të mos vazhdojnë me votimin e fshehtë, por kjo duket se nuk do të ndodhë”, tha Krasniqi para mediave.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!