×
  • Lajme
  • Lajme

    Koci: Tashmë s’ka dilemë, Albin Kurti është fajtori kryesor për ngërçin politik

    Reporteri
    28 Qershor 2025 | 22:12

    Pas takimit të thirrur nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, me liderët e partive opozitare – takim ky që përfundoi pa ndonjë rezultat konkret, avokati Arianit Koci, i cili protestoi disa herë para Kuvendit duke u bërë thirrje palëve për dalje nga ngërçi, ka thënë se fajtori tani është i qartë.

    Koci e ka kritikuar ashpër Kurtin, duke e quajtur atë si përgjegjësin kryesor për ngërçin aktual politik në vend.

    Reagimi:

    Turp për Albin Kurtin.

    E thërret takimin – dhe del pa reflektim.

    Mendon që mundet me na hedhë të gjithëve me truqe të lira.

    Kjo nuk është më bindje politike.

    Është lojë me Kosovën.

    Lojë me popullin. Lojë me durimin.

    Tashmë nuk ka dilemë: ai është fajtori kryesor për ngërçin politik.

    Një Kosovë e tërë – po don me ia pa sherrin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!