Në një operacion shpëtimi të zhvilluar ditën e shtunë, 16 persona kanë kërkuar ndihmë tek Policia Kufitare e Himarës pasi nuk kanë mundur të rikthehen në breg për shkak të dallgëve të forta.
Punonjësit e Policisë Kufitare kanë ndërhyrë menjëherë, duke shoqëruar dhe shpëtuar personat e bllokuar, të cilët ishin në rrezik. Të gjithë ata janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk ka pasur të lënduar, shkruan Euronews.
Policia ka bërë apel për kujdes të shtuar gjatë lundrimit, veçanërisht në ditët me erë dhe dallgë të forta, dhe ka ftuar qytetarët të respektojnë masat e sigurisë për të shmangur çdo rrezik.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.