Një shtetas i Maqedonisë së Veriut, shofer i një autobusi, ditën e djeshme është arrestuar në Vërmicë, pasi i njëjti i kishte ofruar ryshfet 5 euro zyrtarëve policor, shkruan Reporteri.net.
I njëjti, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i policisë:
DHËNIE E RYSHFETIT
SPK Vërmicë 28.06.2025 – 21:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Maqedonisë së Veriut, për shkak se i njëjti si shofer i një autobusi gjatë kontrollit nga ana e zyrtarëve policorë e kishte ofruar së bashku me dokumente një kartëmonedhë prej 5 euro. Me urdhër të prokurorit pas inicimit të rastit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.