Mesditën e së dielës disa persona janë përleshur në lagjen Kodra e Minatorëve në veri të vendit, shkruan Reporteri.net.
Zëvendësdrejtori i policisë për veriun, Veton Elshani tha për Gazetën Online Reporteri.net se ngaq ky rast një person me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë.
Derisa një person tjetër, i përfshirë në rast, është dërguar në spital për tretman mjekësor.
“Sot pas pranimit të informacionit se në lagjen kodra e minatorëve, Mitrovica Veri ka përleshje fizike, Policia ka reaguar dhe ka arrrestuar 2 persona, ndërsa të tretin e ka dergu në spital për të pranuar tretman mjekësor.
Pas intervistimit një person me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë, ndërsa personi i dytë ka kalu në dëshmitar”, tha ai për Reporteri.net.
/Reporteri.net/
Përleshje mes disa personave në veri, dy shoqërohen në polici, një tjetër përfundon në spital