Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, përmes një postimi në Facebook ka shkruar për situatën aktuale politike ku Kuvendi dështoi për të 38-tën herë të moskonstituohet, me ç’rast ka bërë thirrje të mbrohet Republika e të mbahet gjallë demokracia, shkruan Reporteri.net.
Ajo nëtë njëjtën kohë ka bërë thirrje siç shkruan të refuzohet autoritarizmi dhe tirania.
Çitaku përmendi edhe flamimin e Benjamin Franklin kur u përfundua Konventa Kushtetuese e ShBA-së, i cili kishte thënë:”Republikë, nëse mund ta mbani’”.
Postimi i saj i plotë:
as përfundimit të Konventës Kushtetuese në SHBA ( viti 1787) , një qytetar iu afrua Benjamin Franklinit dhe e pyeti:
“Atëherë, doktor, çfarë na dhatë? Republikë apo monarki?”
Franklini u përgjigj me fjalët që kanë jehuar nëpër shekuj:
“Republikë, nëse mund ta mbani.”
Sot është një nga ato momente kur të gjithë duhet të bëjmë pjesën tonë.
Të mbrojmë Republikën.
Të mbajmë gjallë demokracinë.
Të refuzojmë autoritarizmin dhe tiraninë.